Ceremonia për Ushtrinë e Kosovës

Sot u formua Ushtria e Kosovës

Pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ku u votua Ushtria e Kosovës, ushtarët e FSK-së po e zhvillojnë për herë të parë ceremoninë e parakalimit si Ushtri.

Ceremonia po mbahet në objektin e tashmë Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Kuvendi i Kosovës sot me 107 vota pro ka miratuar shndërrimin e FSK-së në Ushtri.

Paraprakisht janë miratuar edhe tri ligjet për FSK-në. Ligji për Ministrinë e Mbrojtes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për shndërrimin e FKS-së në Ushtri, shkruan rtv21.tv

Në seancën e Kuvendit prezent ishin edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, Komandanti FSK-së, Gjeneral Lejtnant Rrahman Rama dhe pjesëtarë të FSK-së./21Media

Back to top button