Certifikohen 23 hetues të Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë certifikuar 23 hetues policorë të Policisë së Kosovës, të cilët ndoqën trajnimin e mbështetur nga Ambasada Amerikane/ICITAP-Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, në bashkëpunim me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për “Menaxhimin e vendit të ngjarjes dhe grumbullimin e dëshmive”.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti si dhe Atasheu i Programit të ICITAP-DD pranë Ambasades Amerikane për Kosovë, Kimberly Riffe ndanë certifikatat për pjesëmarrësit”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes njoftimit në Facebook.
Sipas Policisë, Ky trajnim është vazhdimësi e përkrahjes së partnerit strategjik të ICITAP-it për ngritjen e kapaciteteve policore./21Media