Certifikohen tre kandidatët VV-së për zgjedhjet në Shqipëri

 

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se KQZ në Shqipëri ka certifikuar tre kandidat për deputet të VV-së  për të marr pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 25 prill.

Iliaz Shehu është caktuar për Qarkun e Lezhës, Kreshnik Merxhani për Qarkun e Gjirokastrës dhe Boiken Abazi për Qarkun e Tiranës.

”Tre kandidatët u mbështetën prej mijëra qytetarëve nga të tre qarqet. Ata ndërthurin parimet e vlerat kolektive të aktivistëve të Lëvizjes, idealin shoqëror e kombëtar dhe përpjekjen për zhvillim e drejtësi, me përgatitjen intelektuale e profesionale, dhe gatishmërinë për angazhim në dobi të vendit”, ka shkruar VV-ja në njoftimin e saj./21Media 

Back to top button