Certifikohet lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se është certifikuar lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, për zgjedhjet e prillit në Serbi.
Përmes një postimi në ”Facebook”, Kamberi ka bërë me dije se “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të jetë Lista me numër 16.
”Me të njejtin numër që morëm pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020. Me 3 parti nënshkruese PVD, PD dhe LPD. Me 10 kandidatë për deputet nga të tri komunat e Luginës së Preshevës. Me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në të. Me numër 16 u certifikua gjithëpërfshirja e Luginës së Preshevës për vazhdimin e betejës së dinjitetshme politike, përfaqësimin dinjitoz e të pakompromis si përpjekje për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët dhe interesat kolektive”, ka shkruar Kamberi./21Media

Back to top button