Çështja e dinarit, Konjufca thotë se kritikat e ShBA-së janë me vend
Vënia në pikëpyteje e marrwdhwnieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikws për shkak të vendimit për dinarin, vazhdojnë të jetë temë diskutimi në vend. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pohoi se kritikat e ShBA-së ndaj Kosovës janë me vend, por sipas tij raportet Kosovw-SHBA nuk janë për t’u shqetësuar. Ai theksoi se mund të gjendet një mes i përbashkët mes të dy palëve dhe se qeveria është duke e bërë këtë.
“Nuk janë raporte për t’u shqetësuar dhe për të bërë panik, raportet janë përtej këtyre, ndryshimit në perceptimin që e kemi se si të veprohet në pjesën e veriut të Kosovës. I mirëkuptojmë plotësisht vërejtjet dhe kritikat që na japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë kritika me vend sepse SHBA-ja vendin tonë e sheh nga një nivel shumë më i lartë sesa që e shohim ne, e shohin në rajon, Evropë dhe proces global. Si e shohim ne është e drejta e Kosovës se si me shtri sundimin e ligjit dhe sovranitetin e tij, kjo është perspektivë më e ulët më e ngushtë, por është e të drejtës së Kosovës për t’i kryer punët e saj”mirëkuptojmë kritikat e SHBA-së, por unë thashë që nuk janë për panik, është gabim të vendoset aq vëmendje e madhe duke e shpërfaqur një rrezikshmëri për Kosovën, kjo mendoj që nuk është shëndetshme as për sigurinë tonë kombëtare, vërejtjet e tyre natyrisht nuk kanë lidhje me legalitetin e veprimeve tona, ata na japin neve të drejtë por duhet më shumë përgatitje kanë thënë ata, sepse kjo mund të acarojë serbët dhe mund të shfrytëzojë dikush situatën për të keqpërdorur këtë gjendje dhe për të bërë ndonjë protestë. Kur ka protesta ka tensione, dhe rrezikohet siguria kjo është perspektiva e SHBA-së. E jona është që mund të bëhen këto veprime, tash a mund të gjendet një mes dhe t’i bëjmë këto veprime dhe të ndajmë këto informacione dhe besojë që është e mundshme dhe besojë që qeveria është duke e bërë
Partitë opozitare ndërkaq kritikojnë Qeverinë për rrezikim të marrwdhwnioeve me ShBA-në dhe BE-në. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se vendimi për ndalimin e dinarit serb është kushtetues, por duhet të ketë koordinim me aleatët ndërkombëtar për zbatimin e tij.
“Kemi kërkuar që për procese të cilat janë të rëndësishme edhe për çështjen e dinarit, natyrisht që është një vendim kushtetues, këtë e kemi thënë disa herë. Por të ketë koordinim me partnerët tanë, mos të ketë tensione dhe të ketë një bashkërendim të agjendës sonë. Ne kemi shënuar ditë më parë përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, s’ka pasur asnjëherë përvjetor më të zbehtë. Kosova ka shënuar këtë përvjetor të pavarësisë pa miqtë të rëndësishëm, pa aleatë dhe ata që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e saj që nga bërja shtet dhe konsolidim. Kemi kërkuar tash e sa kohë, në kohën kur Kosova është nën sanksione dhe kur Kosova çdo ditë e më shumë po i cenon aleancat me partnerët, vetëm të ketë koordinim dhe qartësi në rrugëtimin tonë euro-atlantik”, tha ajo
Më kritik u shpreh shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe ShBA-në kurrë s’kanë qenë më keq.
“Nuk është problemi që janë rreziku. Problemi është që marrëdhëniet e Kosovës me unionin evropian dhe ShBA-në kurrë s’kanë qenë më keq. Kjo është një temë që dihet botërisht. Kosova është nën sanksione, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e trajtojnë Kosovën jo si partnere si përpara, por si palë e diskutimit”, shtoi ai.
Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila heq dinarin nga pwrdorimi hyri në fuqi më 1 shkurt me gjithë kërkesën e faktorit ndërkombëtar që zbatimi saj të shtyhet./RTV21/21Media