Çështja e gazit, Kryeziu tregon se cili është synimi i marrëveshjes me MCC-në
Sonte në ”Click”, ka qenë i ftuar zëdhënësi i Qeverisë Kurti II, Përparim Kryeziu, i cili ka folur për prioritetet dhe sfidat e kësaj qeverie.
Kryeziu ka treguar se kjo marrëveshje ka për qëllim arritjen e tri çështjeve kryesore siç janë: ngritja e kapaciteteve akumuluese të vendit tonë për energji elektrike, ngritja e kapaciteteve humane njerëzore dhe fuqizimi i gruas.
Ndërsa, Kryeziu ka folur edhe për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë e në veçanti të asaj për targa. Sipas Kryeziut nuk ka pasur marrëveshje të tillë sepse Serbia nuk ka zgjedhur alternativë e as opsion që iu është ofruar./21Media