Çështja e Liqenit të Badovcit, Rama: U konfirmua se nuk kishte konflikt interesi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit e ka mbyllur çështjen për konflikt të interesit duke konfirmuar se nuk kishte konflikt interesi në mes Ramës dhe pronarëve privat tek Liqeni i Badocit.
Ai ka thënë se ky vendim reflekton përkushtimin tonë për transparencë dhe integritet në të gjitha veprimet tona.
“Gjatë gjithë këtij procesi, kemi bashkëpunuar plotësisht me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe kemi siguruar të gjitha informacionet e nevojshme për të garantuar një hetim të drejtë dhe të paanshëm. E vlerësoj punën profesionale dhe të paanshme të Agjencisë dhe i falënderoj qytetarët për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
Puna jonë për transformimin e Prishtinës tonë, nuk mund të ndalet asnjëherë!”, ka shkruar Rama në Facebook.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?