Çështja e Sirisë, Putin takon Erdoganin në Moskë
Turqia është pozicionuar në krah të luftëtarëve opozitarë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan do të takohen sot në Moskë. Qeveria turke ka bërë të ditur se takimi mes Erdoganit dhe Putinit do të përqendrohet në propozimin e Ankarasë zyrtare për krijimin e një “zone të sigurisë” në Turqi.
Ndërsa, nga ana tjetër të njëjtën gjë e ka bërë të ditur dhe Kremlini, ku përmes një deklarate për mediat ka njoftuar se do të diskutohet për çështjen e Sirisë.
Të dy vendet prej kohësh kanë mbajtur qëndrime të kundërta në lidhje me çështjen e konfliktit në Siri, raporton vizionplus.
Rusia ka mbajtur qëndrim pro qeverisë e presidentit sirian, Bashar Al-Assad, ndërsa Turqia është pozicionuar në krah të luftëtarëve opozitarë.
Marrëdhëniet Rusi-Turqi janë qetësuan vetëm pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur që të tërheq trupat amerikane nga Siria.