Çështja Gucati e Haradinaj, seanca e Apelit në fillim të dhjetorit

Seanca e Apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj është caktuar më 1 dhe 2 dhjetor 2022.
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se kjo është caktuar dje nga Paneli i Gjykatës së Apelit ndërsa pritet të bëhet i ditur rendi i ditës.
Më 18 maj të këtij viti trupi gjykues në krye me Charles L. Smtih III i ka shpallur fajtor Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn duke i dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.
Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dënuar për pengim të personave zyrtarë nëpërmjet kërcënimit, për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacioneve të fshehta dhe për zbulim të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për një pikë të aktakuzës që është vepra penale e hakmarrjes.
Ky është aktgjykim i shkallës së parë.
Paneli i Gjykatës së Apelit mund t’i lërë në fuqi, t’i kthejë prapa apo t’i ndryshojë aktgjykimet e turpit gjykues.
Gjithashtu, Apeli mund të urdhërojë që personat e shpallur fajtor apo të pafajshëm të rigjykohen nga trupi gjykues.

Back to top button