“Çfarë balanci krijon Konjufca?” Kasapolli: Votimi i tij bie ndesh me gjithçka që promovon opozita

Analisti politik Gzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 foli për zhvillimet rreth votimit të mundshëm të Glauk Konjufcës për president, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e opozitës në raport me parimet që ajo promovon.

Sipas Kasapollit, një veprim i tillë do të ishte në kundërshtim me diskursin dhe qëndrimet e deritanishme të partive opozitare.

“Ajo bie ndesh me gjithçka që opozita promovon. Cili është kuptimi që të votohet Konjufca? Çfarë balanci institucional mund të krijojë Konjufca?”, tha Kasapolli.

Back to top button