Çfarë dihet për sulmin rus në Odesa?

Sulmet ruse kanë goditur “infrastrukturën kritike” në qytetin port jugor të Odesa-s, sipas Serhii Bratchuk, zëdhënësi i Shtabit Operacional të administratës ushtarake rajonale të Odesës.
“Një nga objektet kritike të infrastrukturës është goditur mëngjesin e sotëm. Aktualisht situata është nën kontroll, shërbimet përkatëse po punojnë në vendngjarje. Detajet do të njoftohen më vonë”, tha ai.
Këshilli i qytetit të Odesa-s konfirmoi një sulm ajror në llogarinë e tyre në Telegram, duke thënë se disa raketa ruse u rrëzuan nga sistemi i tyre i mbrojtjes ajrore dhe se zjarri kishte shpërthyer në disa rrethe./21Media

Back to top button