“Çfarë duan të rinjtë?”, punë online ose jashtë vendit

Në një debat të organizuar nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike me temë “Çfarë duan të rinjtë” ku morën pjesë organizata joqeveritare dhe përfaqësues të rinisë së Maqedonisë së Veriut, u konkludua se Ekonomisë i mungon kuadri i kualifikuar dhe të rinjtë kanë kërkesa dhe pritshmëri të larta, megjithëse nuk kanë përvojën që i duhet kompanive. Të rinjtë duan të punojmë më shumë online, ndërsa shumica e shohin të ardhmen jashtë vendit, e disa prej tyre tashmë po largohen edhe për punë sezonale verore.
“Duan të punojnë prej në shtëpi për kompanitë ndërkombëtare sepse japin më shumë fleksibilitet, më shumë shërbime dhe më shumë pagesë. Dhe më e rëndësishmja është që duan të punojnë edhe në kompanitë maqedone, institucione dhe organizata, megjithatë presin një trajtim ndryshe nga ajo që themi nga tetë në katër.”- thotë Bojan Kordaov.
“Të gjithë kërkojnë kohë pune fleksibile, të gjithë kërkojnë kushte për punë online, nevojat e tyre për të ardhura janë shumë të larta. Ndryshimet janë kushtet dhe reflektohen edhe në qëndrimin e të rinjve ndaj punëdhënësve.”- thotë Metodi Stojcevski – Lidhja e të Rinjëve Krushevë./21Media

Back to top button