Çfarë është Bitcoin?

Sigurisht kohët e fundit keni parë shumë oferta të ndryshme rreth blerjës së Bitcoin

Kriptovaluta Bitcoin është krijuar para disa viteve por viti 2016-2017 është përhapur me shpejtësi në gjithë botën disa vende si Japonia e kanë zyrtarizuar si valutë ku mund të bëhen pagesat përmes Bitcoin, por si duket ?

Në fakt kjo valutë është digjitale virtuale krijohet nga shpenzuesit që kanë kompjuter me përformancë të fortë, këta kompjuter zgjedhin dhe numërojnë Algoritmenet komplekse dhe kjo quhet “Mining” shuma e tyre është e kufizuar parashihet që të bëhen 21 milionë Bitcoins.

Bitcoins janë kokrra ari me numra të veçantë serik, transmeton rtv21.tv.

Pas kësaj valute digjitale fshihet një teknologji komplekse ‘Blockchain’ që merret me zëvendësimin e procedurave të sigurisë konvencionale të transaksionit të pagesave. Teknologjia funksionon si një sistem kontabël virtual përmes të cilit mund të drejtohesh drejtpërdrejt në mes të palëve.

Një transaksion për biznesin ku nuk ke nevojë më për bursë apo bankë.

Parimi i një Blockchain është që të dhënat e koduara për të gjitha transaksionet të ruhen në makina të shumëfishta.

Informacion i ri si blloqet shtesë shtohen në mënyrë kronologjike në zinxhirin e të dhënave të mëparshme – prandaj emri (Bllok zinxhiri).

Me Bitcoins ju mund të paguani në disa vende, por mundësitë janë shumë të kufizuara.

Në bursa të caktuara, ato mund të shkëmbehen për para të vërteta  ose të blehen për para të vërteta./21Media

Back to top button