Çfarë është misofonia dhe cilat janë simptomat?

Personat që vuajnë nga misofonia mund të irritohen nga një tingull shumë i zakonshëm si çamçakëzi, kollitja, zhurma e frymëmarrjes, gërvishtjet në një sipërfaqe ose zhurma e hapave. Tinguj që shumica e njerëzve nuk i vënë re, njerëzit me misofoni nuk i durojnë dot.
Është një çrregullim mendor shumë i rrallë. Simptomat e para shfaqen në fëmijëri dhe me kalimin e moshës, gjithnjë e më shumë tinguj i acarojnë.
Një fluks i fortë ndjenjash negative, më shpesh zemërimi dhe ankthi, është një gjendje misterioze që shfaqet si përgjigje ndaj disa tingujve që i dëgjojmë pothuajse çdo ditë, te njerëzit me misofoni krijon një ndjenjë që është më e fortë se shqetësimi i thjeshtë, dhe është shpesh dyshohet nëse vërtet mund të konsiderohet një çrregullim mendor.
“Ndryshe nga njerëzit që thonë se shqetësohen nga dikush që përtyp patate të skuqura në kinema gjatë një filmi, njerëzit me misofoni vuajnë vërtet,” shpjegoi profesori i psikiatrisë në Universitetin e Amsterdamit Damiaan Denys për Live Science.
Ekspertët thonë se personat me këtë çrregullim irritohen më shumë nga tingujt që nxjerrin njerëzit më të afërt, si familjarët apo miqtë. Në atë moment ata mund të jenë më agresivë.
Në çrregullimet më të lehta simptomat lehtësohen me mjekim, por nuk ka kurë të vërtetë.