Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse dhuroni gjak?
Sot në emisionin e pasdites ”Bon Bon”, në RTV21 kanë qenë të ftuar drejtoresha e qendrës së transfuzionit të gjakut, Bukurie Raqa-Zhubi, përfaqësuesi i fshatit Dejn, Gani Bytyqi dhe nënkryetari i fshatit Ratkoc, Jemin Hoti.
Të ftuarit kanë folur për vullnetarizmin e gjakut në Rahovec, e sidomos në fshatrat Dejn dhe Ratkoc.
Bukurie Raqa-Zhubi ka treguar benefitet të cilat i ndodhin trupit nëse një person dhuron gjak.
Përveq kësaj ajo ka treguar disa persona nuk duhet të japin gjak, nëse kanë një sërë sëmundjesh.
Drejtoresha ka treguar se në qendrën e transfuzionit të gjakut ka katërfish rezerva të daljeve ditore të gjakut, ndër të tjera Raqa-Zhubi ka treguar edhe cilat grupe kanë më shumë nevojë për gjak.
Ndërsa, përfaqësuesi i fshatit Dejn, Gani Bytyqi ka treguar se si ka fillur aksioni i tyre për dhurimin e gjakut në mënyrë vullnetare.
Nënkryetari i fshatit Ratkoc, Jemin Hoti ka theksuar se në Ratkoc për 14 vjet rresht dhurohet gjak./21Media