Çfarë i ndodh trurit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

Shtatzënia nuk ndryshon vetëm trupin e një gruaje por “riprogramon” edhe trurin e saj, madje në mënyrë më të thellë nga sa mendohej deri tani.
Këtë e thotë një studim i publikuar në revistën Nature dhe i drejtuar nga Amsterdam UMC. Sipas studimit, gjatë 9 muajve, truri i gruas pëson transformime të forta, sidomos në zonat që lidhen me vëmendjen dhe reagimin ndaj stimujve.
Studiuesit monitoruan 110 gra, disa në shtatzëninë e parë, disa në të dytën dhe një grup pa fëmijë, duke përdorur skanime të përsëritura të trurit.
Rezultatet treguan se çdo shtatzëni lë gjurmë.
Gjatë shtatzënisë, ajo që ndryshon një zonë kyçe për vetë reflektimin dhe marrëdhëniet sociale. Në shtatzëninë e dytë, kjo zonë ndryshon sërish, por më pak se herën e parë.
Ndërkohë, ndryshimet më të forta vërehen në zonat që ndihmojnë nënën të kuptojë më mirë foshnjën, të interpretojë të qarën dhe të reagojë shpejt ndaj rrezikut.
Studimi hedh dritë edhe mbi një aspekt tjetër të rëndësishëm: shëndetin mendor të nënës.
Sipas të dhënave, ndryshimet në tru lidhen me rrezikun për depresion pas lindjes. Tek nënat për herë të parë, ky rrezik shfaqet më shpesh pas lindjes, ndërsa tek ato me fëmijën e dytë mund të nisë që gjatë shtatzënisë.