Çfarë moti na pret deri më 15 janar, tregon meteorologu për RTV21

Pas disa ditëve me rreze dielli këtë fillimvit u rikthye shiu e bora në Kosovë.
Në ditët në vazhdim pritet të ketë reshje shiu dhe vende-vende edhe borë, derisa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë. Kështu për portalin rtv21.tv ka thënë meteorologu, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
“Duke filluar nga orët e vona të ditës së enjte vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë e krijuar meteorologjike vije si pasojë e fushave ciklonike të cilat do të jenë më aktive në ditët vijuese. Do të ketë riga shiu dhe vende-vende edhe borë, derisa në viset e larta mbi 800m parashihet të bie vetëm bore”, ka thënë Aliu për rtv21.tv.
Sipas Aliut një situatë e tillë me ndryshime të vogla parashihet të vazhdojë deri më 15 janar.
Kjo prezencë e këtyre fushave termike, sipas IHMK-së do t’ju afrohet vlerave të temperaturave mesatareve për muajin që jemi.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jenë erërat e verilindjes dhe veriperëndimit./21Media

Back to top button