Çfarë mund ta bllokojë procesin e liberalizimit të vizave?

LIVE UPDATE
Çfarë mund ta bllokojë procesin e liberalizimit të vizave?
Arbër Fetahu nga GLPS foli edhe për faktorët që mund ta bllokojnë procesin e liberalizimit të vizave, në rrethanat aktuale, kur ka një disponim të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që thonë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejt.
“Shtetet anëtare, ambasadorët që janë pjesë e Këshillit të BE-së të ministrave, nuk pajtohen me rekomandimin e Komisionit Evropian dhe të Paralamentit Evropian për liberalizimin e vizave, kërkojnë procedura shtesë apo nuk vendosin që ta çojnë tutje këtë proces për trialogim, në këtë mënyrë atëherë pezullohet apo stagnon procesi i liberalizimit të vizave, por në këtë rast kemi parë që nuk po ka hezitime, të paktën publikisht, të vendeve anëtare po ashtu edhe të institucioneve të BE-së për ta mbajtur peng këtë proces. Por nëse hapet si diskutim, futet në agjendë dhe ka kërkesa të reja apo nuk binden me rekomandimin e KE-së dhe PE-së atëherë mund të kemi një stagnim të procesit”, tha ai.
A mund të zhgënjehen përsëri qytetarët për liberalizim të vizave?
Vendimmarrja brenda Bashkimit Evropian nuk është në dorën tonë, andaj ka gjasa për zhgënjim për liberalizim të vizave. Kështu deklaroi Arbër Fetahu nga GLPS në “21 Drejtpërdrejt” të RTV21.
“Shpresojmë që të mos ndodhë, por që ka gjasa ne nuk mund ta dimë 100 % qëndrimin e secilës palë, dhe atyre palëve që mund ta bllokojnë procesin thellësisht është e mundshme. Por duke i matur faktorët e ri, këto rrethana të reja, kontekstin e ri dhe gjeopolitik, po ashtu përparimin e Kosovës në ato pika ku janë si fusha për liberalizim të vizave, shpresoj në diçka pozitive, por gjasat gjithmonë ekzistojnë. Pasi s’kemi ende një vendim të prerë dhe si qytetarë pa e parë atë votim, siç duket askush nuk po beson marrë parasysh zhgënjimin”, tha ai.
Fetahu: Ka optimizëm që të çohet tutje procesi i liberalizimit të vizave
Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se ka optimizëm që më 13 tetor të këtij viti të hapet diskutimi dhe të çohet tutje procesi për liberalizim të vizave për Kosovën.
Në “21 Drejtpërdrejt” të RTV21, Fetahu tha se duhet treguar kujdes pasi Bashkimi Evropian ka ditur të suprizojë edhe për të keq.
“Duke pasur parasysh deklaratën e fundit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, po ashtu edhe qëndrimi pozitiv i vendeve skeptike siç kanë qenë Holanda dhe Franca, po ashtu edhe kontekstin gjeopolitik me krizën në Ukrainë, rreshtimin e Kosovës. Për Ballkanin Perëndimor, BE-ja i dha disa karrota nëse mund të them kështu, kundrejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisa, andaj besoj se tashmë është një pozicion i ri, një momentum i ri që më 13 tetor të hapet diskutimi dhe të çohet tutje procesi për liberalizim të vizave”, tha ai.
“Në bazë të këtyre faktorëve dhe indikatorëve, besoj që ka optimizëm që më 13 tetor të çohet tutje ky proces, po ashtu ka lëvizje nga ana e shteteve anëtare, por marrë parasysh çfarë ka ndodhur këto vite me procesin e liberalizimit të vizave, edhe ne po duhet të jemi të kujdesshëm të mos mbjellim shpresa te qytetarët, pasi BE-ja ka ditur të na suprizojë edhe për të keq”, shtoi Fetahu./21Media

Back to top button