Çfarë përmban Rezoluta e Kosovës për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë?

 
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 89 vota pro Rezolutën që dënon gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë.
Kjo rezolutë përmban këto pika:
1. Dënohet ashpër gjenocidi i regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.
2. Konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat ushtarake të URS, të njëjtat për disa ditë kanë kryer masakra në Srebrenicë dhe rrethinë, duke vrarë e masakruar mbi 8000 burra, djem dhe të mitur boshnjakë.
3. Ndjen dhe shpreh pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që kanë pësuar në gjenocidin e Srebrenicës, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe iu shpreh ngushëllime anëtarëve të mbijetuar të familjeve.
4. Dënon fuqishëm çdo tendencë për të mohuar qëllimisht dhe publikisht gjenocidin e Srebrenicës, me qëllim të denigrimit të viktimave dhe fshehjen e motiveve të krimeve të kryera.
5. Fton institucionet shtetërore që të nderojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe, duke marrë parasysh se Parlamenti Evropian e ka shpallur këtë Ditë e Përkujtimit për gjenocidin në Srebrenicë, datën 11 korrik të shpall ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.
6. Fton të gjitha shtetet që të bëjnë përpjekje shtesë për t`i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë./21Media
 

Back to top button