Çfarë u diskutua në takimin e Kurtit me Fragogiannis?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme për Diplomaci Ekonomike të Greqisë, Kostas Fragogiannis.
U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit nga i cili do të mund të përfitojnë qytetarët e të dy vendeve. U veçuan mundësitë në sektorët e përpunimit të drurit dhe metaleve, si dhe në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK).
Fragogiannis theksoi vullnetin për avancim të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve tregtare mes Kosovës dhe Greqisë, për t’i afruar njerëzit e të dyja vendeve që janë pjesë e komunitetit të biznesit.
Kurti e njoftoi për progresin në zhvillimin ekonomik në një vit qeverisje, duke veçuar rritjen ekonomike prej 10,53%, që është më e larta në rajon, njëherit më e larta në Kosovën e pavarur. Duke folur për masat e reja të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga të cilat do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë, kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverisë për rritjen e mirëqenies sociale.
Fragogiannis shprehu interesim për bashkëpunim me theks në investime ekonomike, në kulturë dhe fushën e arsimit dhe aftësimit profesional./21Media

Back to top button