Çfarë u pa në “Harry Potter: Return to Hogwarts”?
Pas gjithë kësaj kohe, a jeni ende nostalgjikë për “Harry Potter”?
“Harry Potter 20th Anniversary: Return to Hogwarts”, debutoi të shtunën, më 1 janar.
JK Rowling, siç u zbulua më parë nga HBO Max/WarnerBros , është parë vetëm në speciale përmes pamjeve arkivore nga viti 2019.
Gjithashtu mungonte dukshëm në ribashkim, përveç në klipet: Robert Pattinson, Maggie Smith, Michael Gambon, Emma Thompson dhe një pjesë e vogël e të tjerëve që ndihmuan në realizimin e serialit, transmeton rtv21.tv
Por, edhe me mungesën e disa profesorëve dhe shokëve të klasës së Hoguortsit, ribashkimi, i cili zgjat gati dy orë, ishte plot nostalgji.
Regjisorët, producentët dhe kasti kaluan pjesën më të madhe të një ore e gjysmë të veçantë duke kujtuar çdo film, skenografinë dhe lidhjet midis personazheve të ndryshëm.
Si të gjitha ribashkimet, pati të qeshura, përqafime, rrëfime të sinqerta, disa lot dhe shumë e shumë ndjenja. /21Media