Charles zyrtarizohet sot si mbret

Charles III do të shpallet edhe zyrtarisht mbret i Mbretërisë së Bashkuar, në një ceremoni që do të mbahet në Pallatin Shën James në mëngjesin e së shtunës.
Flamujt, që janë aktualisht në gjysmë-shtizë, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta II, do të ngriten sërish lart, pas takimit të të ashtuquajturit Këshill i Aderimit.
Përgjatë ditës, mbreti pritet të marrë edhe vendime tjera, para se flamujt të kthehen sërish në gjysmë-shtizë të dielën./21Media

Back to top button