Chelsea e dëshiron Guston e PSG insiston për Cherkin, ja fjalët e trajnerit të Lyonit

Së fundmi, skuadra e Lyonit ka qenë atraksion nga klubet e mëdha sa i përket lojtarëve që ka, ku dy prej tyre po kërkohen me ngulm nga Chelsea dhe Paris Saint-Germain.
Chelsea është duke e kërkuar mbrojtësin e krahut, Malo Gusto, kurse PSG po insiston me ngulm për talentin, Rayan Cherki.
Por, trajneri i Lyonit, Laurent Blanc ka insistuar se asnjëri nga lojtarët e përmendur nuk do të largohen nga klubi këtë merkato dimërore.
“Bordi më ka dhënë garanci mua që lojtarët do të qëndrojnë deri në fund të këtij sezoni”, tha Blanc.