Chelsea e fiton në fund dramën ndaj Liverpoolit

Chelsea e ka fituar në mënyrë dramatike derbin ndaj Liverpoolit me rezultat 2:1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, ku në minutën e 14-të Caicedo realizoi një super gol.

Rezultati u barazua tek pas një ore lojë, ku Gapko shënoi pas një asistimi të Isakut në minutën e 63-të.

Kurse, golin e fitores, Chelsea e shënoi në minutën e 95-të të shtesës me anë të Estevaos.

Me këtë fitore, Chelsea gjendet në vendin e gjashtë me 11 pikë, katër më pak se Liverpooli që është në vendin e dytë.

Back to top button