Chelsea e nis me fitore sezonin e ri në Premier Ligë

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Evertonit dhe asaj të Chelseat, ku ky i fundit ka arkëtuar pikët e para të sezonit të ri në Premier Ligë.
Pas më shumë se 90’ minuta lojë të zhvilluara në stadiumin “Goodison Park”, skuadra e Chelseat shënon fitore minimale si mysafire me rezultat 1:0.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga pika e bardhë, ku penalltinë e konkretizon me gol mesfushori italian, Jorghino në minutën e 45+9’ të ndeshjes.
Në ndeshjen e sotme u inkuadrua edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili hyri në minutën e 75’ në lojë në vend të gjermanit, Kai Havertz.
Po ashtu, për skuadrën e Thomas Tuchel debutuan në Premier Ligë edhe dy mbrojtësit e rinj, Kalidou Koulibaly dhe Marc Cucurella.
Koulibaly debutoi në formacionin startues, kurse la fushën në minutën e 75’ për t’i lënë pak kohë Cucurellas.
Ndeshja mbyllet me shifrat 1:0 në favor të Chelseat.

Back to top button