Chelsea e pëson nga Dortmundi, Benfica mposht Club Bruggen

Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kampionëve me rezultate interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park”, Borussia Dortmundi e ka mposhtur 1:0 Chelsean.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Karim Adeyemi, i cili vulosi fitoren e Dortmundit në minutën e 63’.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Stamford Bridge” më datën 7 mars.
Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe përballja tjetër mes Club Brugge dhe Benficas, ku kjo e fundit shënoi fitore solide me rezultat 2:0 si mysafire.
Golat për gjigantin portugez i shënuan Joao Mario (minuta e 51’) dhe David Neres (minuta e 88’.)
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Da Luz” më datën 7 mars.
Rezultatet finale:
Borussia Dortmund 1:0 Chelsea
Club Brugge 0:2 Benfica