Chelsea është kampioni i Kupës së Botës për klube
Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Mohammed Bin Zayed” ku tanimë është mësuar kampioni i ri i Kupës së Botës për klube.
Pas plot 120’ minutave lojë të zhvilluara, kampioni evropian Chelsea ka arritur të shënojë fitore në finalen e madhe të Kupës së Botës për klube, ku e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Palmeiran.
Fillimisht, ishte sulmuesi belg Romelu Lukaku ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari në ndeshje, duke kaluar Chelsean në epërsi prej 1:0 në minutën e 55’ të ndeshjes.
Golin e fundit të kohës së rregullt, dhe të barazimit për skuadrën e Palmeiras e shënoi Raphael Veiga nga pika e bardhë në minutën e 64’.
Pas kohës së rregullt u nevojitën vazhdimet, ku “Blutë” e Londrës e gjetën golin e fitores.
Kai Havertz do të jetë heroi i Chelseat në këtë ndeshje, pasi që shënoi golin e fitores nga pika e bardhë, kështu duke ia siguruar skuadrës së Thomas Tuchel këtë titull në minutën e 117’ të ndeshjes.
Ndërkaq, titulli i Kupës së Botës për klube tani i takon Chelseat, ku ky i fundit e fiton për herë të parë në histori të klubit këtë trofe.
Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Chelseat.
Më poshtë mund të gjeni golin e fitores së Havertz për Chelsean.
Oh Roman do you know what that’s worth,
Kai Havertz is the best on earth,
The silky German is just what we need,
He won Chelsea the CWC!
pic.twitter.com/KQl7UH1glD— Official Chelsea Delhi ★★- The Capital Blues (@TheCapitalBlues) February 12, 2022