Chelsea heq dorë nga Mike Maignan

Chelsea raportohet se ka vendosur të tërhiqet nga negociatat për Mike Maignan, pasi Milani nuk është i gatshëm të pranojë vetëm 15 milionë euro. Chelsea nuk është i gatshëm të ofrojë më shumë se 15 milionë euro për Maignan, kështu që ata janë tërhequr nga negociatat me Milanin, sipas “The Athletic”.
Mediumi në fjal gjithashtu konfirmon se Maignan ishte i hapur për t’u bashkuar me Chelsean, siç raportoi Football Italia javën e kaluar.
Bisedimet midis Milanit dhe Maignan për një kontratë të re janë pezulluar, që do të thotë se “Rossonerët” rrezikojnë ta humbasin lojtarin francez falas në fund të sezonit 2025-26.
Chelsea është i kënaqur me katërshen e portierëve të saj për Kupën e Botës për Klube, kështu që nuk do të përshpejtojnë negociatat me Milanin.
Një dritare e veçantë transferimesh për ekipet që marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube përfundon sot, më 10 qershor 2025.