Chelsea kontakton ish-trajnerin e Tottenhamit

Skuadra e Chelseat po vazhdon punën për të gjetur zëvendësuesin e përhershëm të Graham Potter, dhe vazhdimisht ka spekulime të cilat përmbajnë emra të rinj në listën e favoritëve të klubit londinez.

Tani siç bëhet e ditur nga Fabrizio Romano, Chelsea e ka kontaktuar ish-trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino gjatë ditëve të fundit.

Ky është kontakti i parë direkt i Chelseat me Pochettinon që prej verës së kaluar, kur asokohe tekniku argjentinas ishte në listën e të preferuarve të klubit.

Ende nuk ka asgjë të avancuar, pasi që Julian Nagelssman mbetet favoriti i Chelseat. Bisedimet do të vazhdojnë, pasi që Chelsea dëshiron të jetë 100% i sigurt në zgjidhjen e trajnerit.

Back to top button