Chelsea merr tre pikë ndaj Aston Villas, Newcastle ndal Unitedin
Chelsea ka marrë tre pikë nga ballafaqimi me Aston Villan në udhëtim duke e regjistruar kështu fitoren e katërt radhazi në kampionat.
Mason Mount ishte heroi i “Bluve” të Londrës duke realizuar të dy golat, nga një në secilën pjesë.
Golin e parë anglezi e realizoi që në minutën e gjashtë, kurse të dytin në të 65-tën.
Me këto tre pikë të reja, Chelsea ngjitet në kuotën e 19 pikëve duke u renditur në vendin e katërt, kurse Aston Villa është e 16-ta me vetëm nëntë pikë.
Manchester United dhe Neëcastle kanë luajtur barazim pa gola duke i ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford”.
“Djajtë e kuq” pozicionohen në vendin e pestë me 16 pikë, vetëm një më shumë se rivali i sotëm që është në vendin e gjashtë.