Chelsea mposht Milanin, Shakhtari arrë e fortë për Realin

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet që ishin duke u zhvilluar në kuadër të programit të sotëm të Ligës së Kampionëve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “San Siro”, kampioni italian, AC Milan ka pësuar humbje nga Chelsea me shifrat 2:0.
Golat për “Blutë” e Londrës i kanë shënuar Jorginho (minuta e 21’) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (minuta e 34’).
Po ashtu, fitore sot ka shënuar edhe skuadra e RB Leipzigut, e cila e ka mposhtur si mysafire Celticun me rezultat solid, 2:0.
Ndërkaq, kampioni evropian, Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen kundër Shakhtar Donetsk, ku rezultati final është 1:1.
Me barazim 1:1 e ka përfunduar ndeshjen edhe gjiganti francez, Paris Saint-Germain kundër portugezëve të Benficas.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve:
Copenhagen 0:0 Manchester City
Maccabi Haifa 2:0 Juventus
AC Milan 0:2 Chelsea
Celtic 0:2 RB Leipzig
Dinamo Zagreb 1:1 RB Salzburg
Borussia Dortmund 1:1 Sevilla
Paris Saint-Germain 1:1 Benfica
Shakhtar Donetsk 1:1 Real Madrid.

Back to top button