Chelsea mposht PSG-në, fiton Kupën e Botës për Klube

Chelsea ka fituar fiton Kupën e Botës për Klube duke e mposhtur Paris Saint-Germain (PSG), me rezultat 3:0.
Chelsea kaloi në epërsi në minutën 21 me golin e Palmer-it, i cili tundi rrjetën e Donnarummas.
Pas nëntë minutash, Palmer shënoi sërish duke avancuar në 2:0.
Epërsia u thellua në minutën e 43-të me golin e Joao Pedro-s.Në pjesën e dytë nuk pati asnjë shënim.
PSG-ja pati disa raste por nuk arriti të tund asnjëherë portën e gjigantit anglez.
I pranishëm në MetLife Stadium të New Jersey-t, në këtë finale historike ishte edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.