Chelsea shijon humbjen e tretë radhazi në Premier Ligë

Brentfordi është skuadra e radhës që e ka mposhtur Chelsean në Premier Ligë duke e thelluar kështu edhe më shumë krizën në të cilën ndodhet skuadra londineze.

Ardhja e Frank Lampard në krye të skuadrës nuk ka sjellë ndryshimin e pritur pasi që “Blutë” po vazhdojnë rënien në renditjen tabelare, derisa nuk kanë asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Brentfordi siguroi tre pikë të mëdha në “Stamford Bridge” duke triumfuar me rezultat 2-0, derisa golat u realizuan nga Azpilicueta (autogol) dhe Mbeumo.

Me këto tr epikë, Brentfordi ngjitet në vendin e nëntë me 47 pikë, kurse Chelsea është i 11-ti me 39 sosh.

Back to top button