Chelsea synon rikthimin e Hazard

 
Ylli i Real Madridit mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Kampioni evropian Chelsea është duke synuar rikthimin e ish-sulmuesit anësor Eden Hazard nga Real Madridi, raporton “El Nacional”.
Hazard u largua nga “Stamford Bridge” në kërkim të më shumë trofeve në La Liga, por që nga transferimi te Real Madridi ka pasur probleme të shumta me lëndime, kurse ish-skuadra e tij Chelsea ka arritur sukses në Ligën e Kampionëve ku është kampion aktual evropian.
Tani, thuhet se aventurës së tij në “Santiago Bernabeu” është duke i ardhur fundi, dhe se një rikthim në Premier Ligën angleze është i mundshëm.
Që prej transferimit nga Chelsea te Real Madrid në qershor të vitit 2019, Hazard ka bërë 51 paraqitje për gjigandin spanjoll, duke regjistruar pesë gola dhe nëntë asistime.

Back to top button