Cher nxit spekulimet për fejesë me të dashurin 36 vjeç

Cher ndezi thashethemet për fejesë pasi postoi një foto të të dashurit të saj, Alexander “AE” Edwards, duke mbajtur një unazë diamanti.
“Nuk ka fjalë, Alexander AE”, shkroi Cher, 76 vjeç, ndërsa festonte Krishtlindjet të dielën.
Tweet-i i bëri fansat të mërzitur pasi njerëzit besonin se Cher po shpallte fejesën e saj me producentin 36-vjeçar të muzikës.
Me të parë unazën, ndjekësit e 76 vjeçares ia nisën urimet.
“E postova këtë sepse thonjtë janë kaq të lezetshëm”, shkroi Cher.
Por, është ende e paqartë nëse unaza prej diamanti është unazë fejese apo dhuratë për Krishtlindje./21Media

Back to top button