Chollet pret në Ambasadën amerikane përfaqësuesit e Listës Serbe

Anëtari i Listës Serbe, Dalibor Jevtic, ka bërë të ditur se sot janë pritru në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë nga zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në këtë takim në të cilin është diskutuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Ky takim me Listën Serbe ka ardhur pas atyre që Chollet kishte zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti,.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit Derek Shole, të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar dhe ambasadorin Jeffrey Hovenier për situatën aktuale politike dhe të sigurisë”, ka shkruar Dalibor Jevtic.

Back to top button