Chollet tregon se çka bisedoi me Gjuriqin

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet sot është takuar me ambasadorin serb në ShBA, Marko Gjuriq.

Përmes një postimi në Twitter, Chollet ka bërë të ditur se me Gjuriqin ndër të tjera folën edhe për marrëveshjen e Ohrit që u arrit më 18 mars në mes Kosovës e Serbisë.

“I lumtur që takova ambasadorin Marko Gjuriq sot dhe diskutuam për rëndësinë e implementimit të zotimeve në Marrëveshjen e BE-së nga Ohri, për të avancuar aspiratat e Serbisë drejt BE-së. Falënderova Serbinë për përkrahje të Ukrainës. Ndava entuziazmin e SHBA-së për të mirëpritur një diplomat serb në programin ndërlidhës të Departamentit të Shtetit këtë vjeshtë”, ka shkruar ai./21Media 

Back to top button