Chris Brown bëhet baba për herë të tretë?

Artisti, Chris Brown dhe Diamond Brown thuhet se janë bërë prindër kanë bërë të ditur mediat lokale.
Këto thashetheme morën kahje tjetër me postimin e mamit Diamond në Instagram, ku i dedikoi një shkrim vajzës së ardhur në jetë, Lovely Symphony Brown.
“Vajza ime e ëmbël, ka kaluar një ditë e tërë që ti je në botë dhe më ke treguar tashmë kuptimin e vërtetë të jetës. Unë premtoj të të dua dhe të mbroj gjithmonë. Përgjithmonë e jotja, mami..”, ka shkruar Diamond.

Chris dhe Diamond janë ndjekur nga thashethemet për fëmijë që nga fundi i vitit të kaluar dhe kanë qenë të lidhur me njëri-tjetrin gjatë gjithë vitit.
Asnjëra palë nuk ka folur publikisht se kush është babai./21Media

Back to top button