Çifti shqiptar gjen vdekjen pasi bie nga kati i gjashtë i banesës në New York, lënë pas dy fëmijë të vegjël

Një çift shqiptar, prindër të dy fëmijëve të vegjël, që jetonin në Bronx, New York kanë gjetur vdekjen pasi kanë rënë nga kati i gjashtë i banesës në të cilën jetonin.
Burri 35 vjeç dhe gruas, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasëm të ndërtesës ku banonin rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës (6 gusht 2022), tha policia.
Ekspertët po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme të ngjarjes për të përcaktuar nëse ishte një akt vetëvrasës apo incident.
“Duket sikur ata u hodhën nga kati i gjashtë”, tha një zëdhënëse e NYPD.
Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.
Sipas dëshmive të fqinjëve 35 vjeçari ishte shfaqur i zemëruar të premten.
“Dëgjova disa zhurmë, pastaj shikova jashtë dhe pashë dy trupa”, tha një banor i habitur i ndërtesës Cruger Avenue. Viktimat ishin një çift i qetë, tha ai, duke shtuar se zakonisht i shihte duke shëtitur.
Çifti dhe dy djemtë e tyre të vegjël u vendosën në ndërtesë tre muaj më parë, tha fqinji i tyre.
35 vjeçari më 6 gusht ditë në të cilën humbi jetën së bashku me bashkëshorten e tij kishte ditëlindjen./oranews

Back to top button