Çifti Vitaku drejtoi ndeshje të madhe në Ligën Evropiane

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit po prekin nivele gjithnjë e më të larta. Kështu të martën Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshje të rëndësishme e të fortë në fazën grupore të Ligës Evropiane (meshkujt).
Në Preshov të Sllovakisë u takuan Tatrani dhe skuadra e madhe portugeze Benfica. Ndeshja i takoi xhiros së parë të fazës grupore. Fitore shënoi Benfica me rezultat 29:25.
Çifti Vitaku, por edhe çiftet tjera kosovare të gjyqtarëve të EHF-së, kanë prani të rregullt në garat evropiane tashmë. Niveli i ndeshjeve që u besohen është në ngritje të vazhdueshme.
“Kjo është dëshmi që punën po e kryjnë me sukses të plotë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës./21Media

Back to top button