Çiklisti 100 -vjeçar

Një burrë ka shënuar ditëlindjen e tij të 100-të duke bërë atë që i pëlqen më shumë, drejtoi biçikletën për 100 milje.
Norman Gregory u përshëndet nga turma e miqve, ndërsa ai përfundoi udhëtimin e tij të ditëlindjes në fshatin e lindjes Cockfield pranë Bury St Edmunds në Suffolk, transmeton rtv21.tv.
Gregory e përshkruan moshën e tij si “thjesht një numër” dhe tashmë ka bërë më shumë se 350 milje këtë vit.
Vitin e kaluar, ai përshkoi gjithsej 5,350 milje me dy rrota nga Cockfield në San Francisko.
Ai është anëtari më i vjetër i Akademisë Mbretërore të Çiklistëve dhe e filloi lidhjen e tij të dashurisë me çiklizmin që kur ishte në shkollë 10 milje larg shtëpisë – që do të thotë se ai ishte duke ecur me biçikletë 20 milje në ditë që në moshë të re.
Dhe çfarë është ajo që e motivon atë të dalë atje me biçikletën e tij, në moshën 100-vjeçare? Përgjigja e tij është e thjeshtë “Pushimi i tepërt është ndryshk”./21Media

Back to top button