Cilat janë simptomat dhe komplikimet e venave të zgjeruara, tregon Dr. Driton Parduzi 

“Venat varikoze sipërfaqësore janë një nga problemet shëndetësore më të mëdha në botën bashkohore, përfshijnë deri 30% të popullatës së rritur.”, kështu ka bërë të ditur për rtv21.tv kirurgu vaskular, Dr. Driton Parduzi, i cili ka informuar se në ShBA, 25 milionë amerikanë vuajnë nga venat varikoze.
“Incidenca e trombozës së venave të thella është 5 raste në 10.000 banor çdo vit, në ShBA 200000 raste me trombozë të venave të thella”, ka treguar Dr. Parduzi.
Me 20, 21, 22 mars në Anaderm Aesthetic Surgery bëhet shërimi i venave të zgjeruara - Telegrafi
Kirurgu vaskular ka informuar se simptomat e venave varikoze janë: venat e zgjeruara, edema rreth zogut të këmbës, dhimbje e regjionit të nëngjurit, krurja përgjatë venave të zgjeruara, hiperpigmentimi i lëkurës. Ndërsa, në fazat e avancuara, sipas mjekut, simptomat janë: gjakederdhja, ulçera venoze.
Venat varikoze, shenjë alarmi për dy sëmundje vdekjeprurëse - Lajmi.net
Dr. Driton Parduzi gjatë intervistës për rtv21.tv ka potencuar se komplikimet e venave varikoze apo sipërfaqësore janë: ulçera venoze, gjakederdhja, thrombophlebiti, lipodermatoscleroza, ndërsa te tromboza e venave të thella, doktori ka informuar se janë: embolia mushkrore, që është jetëkercnuese, nga e cila çdo vit vdesin mbi 300.000 njerëz në ShBA dhe sindroma post trombotike.
Njerëz mësoni se nga çfarë rrezikoheni, venat varikoze kanë pasoja fatale - FaxWeb
Kirurgu vaskular ka treguar se kur duhet të operohen patjetër venat e zgjeruara.
“Kur venat e zgjeruara janë me vena varikoze të mëdha, me ulçerë venoze, varikoflebit dhe gjakederdhje, duhet patjetër të operohen.”, ka shtuar Dr.Parduzi./21Media

Back to top button