Cilat shenja tradhtojnë e cilat jo

Si ndërlidhet tradhtia me shenjën e horoskopit? Cilat shenja janë më të prira të tradhtojnë, e cilat janë më besnike.
Dashi
Personat e kësaj shenje nuk tradhtojnë për shkak se nuk duan, por për shkak se e konsiderojnë gjë të gabuar dhe amorale. Këta persona duan që me patjetër të kenë një lidhje të ndërtuar me sinqeritet dhe dinjitet.
Demi
Për personat e kësaj shenje, tradhtia nënkupton fundin e lidhjes dhe asnjëherë nuk jua falin aktin e tillë. Këta persona qëndrojnë besnikë përderisa marrin dashurinë dhe vëmendjen e duhur nga partneri/ja.
Binjakët
Binjakët priren të marrin vendime të papërgjegjshme, prandaj edhe tradhtojnë kur e kanë mundësinë. Ata asnjëherë nuk kërkojnë vetë ndonjë dashnor/e, por nëse rrethanat janë të favorshme, ata tradhtojnë.
Gaforrja
Në përgjithësi personat e shenjës së Gaforres janë besnikë, por prapëseprapë mund të tradhtojnë nën rrethana të caktuara. Përshembull  këta persona nuk e konsiderojnë tradhti nëse kryejnë marrëdhënie me një prostitutë, ish- partner/e, pasi besojnë se nuk ka asgjë për t’u brengosur aty.
Luani
Këta tradhtojnë shumë dhe me lehtësi! Megjithatë, është interesante sepse shpeshherë partnerët ua falin tradhtinë Luanëve, sepse e kuptojnë që personat e kësaj shenje janë shumë pasionantë dhe u nevojiten aferat sikurse ajri. Karakteristikë tjetër e këtyre personave është se rikuperohen shumë lehtë pas një ndarje, prandaj nuk e kanë problem nëse ndaheni në rast se e zini duke ju tradhtuar.
Virgjëresha
Këta persona tradhtojnë vetëm në ëndrra! Personat e kësaj shenje janë tejet besnikë edhe ndaj atyre që nuk i duan. Sinqeriteti, dinjiteti, besnikëria dhe integriteti janë prioritete të tyre, prandaj Virgjëresha qëndron besnik/e edhe kur e vëren se fundi i lidhjes po vjen.
Peshorja
Peshorja mund të tradhtojë nga kureshtja, vetëm për të parë se si është. Kur e bëjnë dhe e kuptojnë se s’ka ndonjë gjë të veçantë, ndalen dhe nuk e përsërisin më asnjëherë.
Akrepi
Personat e kësaj shenje mund të tradhtojnë nëse tradhtia jua përmirëson statusin. Ndryshe nga shenjat tjera, Akrepi nuk është romantik.
Shigjetari
Shigjetarët tradhtojnë shumë. Sidomos, këtë akt e kryejnë me shumë kujdes, prandaj ka shumë mundësi që partneri/ja të mos e kuptojë asnjëherë.
Bricjapi
Personat e kësaj shenje janë argëtues dhe ekscentrik, por mbi të gjitha janë besnikë.
Ujori
Përveç faktit se këta persona janë shumë romantikë, me vështirësi mund të konsiderohen si besnikë. Esenca është që bien në dashuri shumë lehtë. Dashuria dhe marrëdhëniet janë gjëra të pandashme për Ujorin, atëherë mund t’ju tradhtojë edhe nëse keni qenë bashkë për shumë vite.
Peshqit
Peshqit preferojnë të jenë në lidhje dhe të martohen me persona që kanë para, prandaj nëse e kanë një shans të jenë me dikë që ka më shumë para se ju, do të provojnë ta joshin atë person dhe ta fillojnë një lidhje me të pasi të ndahen nga ju.

Back to top button