“Cilës fe i takoni?, përgjigjet Blerta Rugova derisa bën lum për familjen Gjeloshaj se çfarë nuse kanë marrë

Dasma e vajzës së ish presidentit- Ibrahim Rugova, Teutës ishte një ndër më të përfolurat. U komnetua dukja e saj e thjeshtë, elegante, organizimi i dasmës e komplet të pranishmit.
Teuta u martua me Agronin, të birin e politikanit shqiptar nga Mali i Zi, Nikë Gjeloshaj.
Komente të shumta pati edhe për martesën e saj sipas ritualeve të fesë katolike, shkruan portali rtv21.tv
E kësaj teme të fesë nuk i kanë ikur as pjesëtarë të familjes së Teutës, konkretisht kunata e saj Blerta është pyetur se cilës fe i takon.
Ajo në instagramstory është përgjigjur shkurt: Mysliman.
Derisa pyetje i janë drejtuar edhe për raportin e saj me Teutën. Blerta nuk ka hezituar t’i shpreh fjalët më të mira për të.

“Jam shumë me fat që e kam kunat, shoqe dhe motër në shpirt. Teuta përçon qetësi. Ka një energji që të bën me u ndi mirë, pa fol shumë.
Ka një mençuri që s’ka nevojë me u dëshmu, veç ndihet. Teuta është ajo që i dëgjon të gjithë por flet veç kur fjalët kanë peshë. Ajo qëndron e qetë kur të tjerët lëkunden. Që s’e kërkon vëmendjen, por e meriton krejt respektin. Në një botë ku shumica duan me u pa ajo zgjedh me u ndje.
Di të them: Lum fëmijët e mi çfarë halle kanë! Lum familja Gjeloshi çfarë nuse kanë marr!”, ka shkruar ajo./21Media
