Cili është ndryshimi midis armëpushimit dhe pauzës humanitare?

Disa vende, si dhe Kombet e Bashkuara, kanë bërë thirrje për një armëpushim në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Por të tjerët – përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe BE-në nuk e mbështesin idenë, duke thënë se nga kjo do të përfitonte Hamasi, i cili është cilësuar si një organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe disa qeveri perëndimore.

SHBA po shtyn në vend të kësaj një pauzë humanitare.

Por cili është ndryshimi?

Krahasuar me një armëpushim formal, pauzat humanitare priren të zgjasin për periudha të shkurtra kohore, ndonjëherë vetëm disa orë – dhe zakonisht mbulojnë një periudhë dhe vendndodhje të përcaktuar.

Ato zakonisht zbatohen thjesht me qëllim të ofrimit të mbështetjes humanitare, në krahasim me arritjen e zgjidhjeve politike afatgjata, sipas Kombeve të Bashkuara.

Ndërkaq, armëpushimet synojnë të jenë afatgjata dhe shpesh kanë një qëllim për të lejuar palët të përfshihen në dialog, duke përfshirë mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje të përhershme politike, thotë OKB./21Media

Back to top button