Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku: Betejën e kemi me Albin Kurtin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku edhe njëherë i ka dalë në mbrojtje ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish luftëtarëve të UÇK-së.
Çitaku ka thënë se kur vjen puna te mbështetja e Hashim Thaçit dhe luftëtarëve të UÇK-së, nuk ia zgjat dorën askujt.
Përmes një shkrimi në Facebook, Çitaku ka thënë se kur të vijë koha, do të flasin faktet.
Ajo tutje ka theksuar se UÇK-ja nuk është vetëm e PDK-së, por e krejt Kosovës. Ndërsa, ka thënë se “betejën e kemi me Albin Kurtin”.
“Edhe, meqë ra fjala, ama bash askujtë nuk ia zgjati dorën kur vie puna tek mbështetja për Hashim Thaçin dhe luftëtarët e UÇK- së. Kur të vije koha, do të flasin faktet. Po ato janë procese të ndara nga beteja politike që e kemi në Kosovë. UÇK nuk është vetëm e PDK- së. UÇK është e Kosovës, ndonse disa të mjerë refuzojnë ta shohin si të tillë. T’i ndajmë gjërat. Betejën e kemi me Albin Kurtin. Betejnën e kemi për të ardhmen. Bashkë”, ka shkruar Çitaku./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button