Çitaku: Do e respektojmë çdo vendim të PZAP-it dhe Gjykatës Supreme
Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku në “Click” të RTV21 foli për rezultatin e zgjedhjeve komunale.
Për votat e numëruara me postë në Komunën e Shtimes, ajo tha se PDK-ja është e gatshme të reagoj edhe në Gjykatën Supreme në lidhje me dyshimet për votat me postë.
Në anën tjetër Çitaku tha se PDK-ja do e respektojë çdo vendim të PZAP-it dhe Gjykatës Supreme në lidhje me këto rezultate.
“Do ankohemi në Gjykatën Supreme, por dua të ju siguroj qe çfarë do të jetë verdikti i organeve kompetente ne shpresojmë qe organet ne fjale do marrin bazuar ne argumentet e ofruar dhe ne patjetër do t’i pranojmë ato”, tha Çitaku./21Media