Çitaku: Duket që zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme

(Lajm i përditësuar)


A do të jetë Hamza bartës i listës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, përgjigjet Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në emisionin “Click” të RTV21 e pyetur nëse Bedri Hamza do të ishte bartës i listës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryeminstër nga PDK, ajo tha se nuk ka pasur një diskutim deri më tani.

Ajo beson se Bedri Hamza është antipodi më i madh i Albin Kurtit.

“Nuk është një diskutim që e kemi pasur, po sigurisht që vota ime do të shkonte për Hamzën. Unë besoj që ai është antipodi më i madh i Kurtit, me qetësinë, profesionalizmin, maturinë, parashikueshmërinë që e ka”, deklaroi Çitaku. /21Media


Çitaku: Duket që zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në emisionin “Click” të RTV21 për “zgjedhjet e reja parlamentare”, tha se zgjedhjet e reja parlamentare janë të pa shmangshme.

Teksa shtoi se qytetari i Kosovës e ka kuptuar qartë që cila është adresa e përgjegjësisë.

“Unë në këtë pikë ku jemi, zgjedhjet e reja parlamentare i shoh të pashmangshme, është vetëm çështja se kur do të mbahen ato, a do të mbahen në fund të vitit apo në fillim të vitit tjetër apo më herët nuk e di. Duket që zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme, qytetari i Kosovës e ka kuptuar shumë qartë besoj që cila është adresa e përgjegjësisë”, tha ajo. /21Media


Çitaku për Haxhiun: Nuk e ka idenë as çka thotë ligji dhe Kushtetuta

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në emisionin “Click” të RTV21 për Albulena Haxhiun tha se ajo nuk e dinë se çka thotë ligji dhe Kushtetuta.

“Kjo zonjë ka qenë ministre e Drejtësisë dhe nuk e ka iden as çka thotë ligji as çka thotë Kushtetuta, nuk jam e befasuar”, deklaroi ajo. /21Media


Çitaku për zgjidhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga LS: Apstenojmë në këtë proces

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në emisionin “Click” të RTV21, për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga Lista Serbe, thotë se do të apstenojnë në këtë proces.

Teksa shtoi se për zgjedhjen e këtij kandidati nga Lista Serbe duhen votat e shumicës së komuniteteve.

“Do të apstenojmë në këtë proces, mirëpo kandidatit të Listër Serbe për tu zgjedhur i duhen votat e shumicës së komuniteteve”, tha ajo. /21Media


Çitaku: Nuk kemi votë për qeverinë Kurti 3

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në emisionin “Click” të RTV21, tha se PDK nuk ka votë për qeverinë Kurti 3.

“Nuk ka votë për qeverinë Kurti 3, në asnjë rrethanë”, theksoi ajo. /21Media


Çitaku: Ka qenë LDK që nuk ka pranuar që të jetë pjesë e marrëveshjes me shumicë të re parlamentare

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në emisionin “Click” të RTV21 për marrëveshje politike, tha se pas 9 shkurtit PDK i ka bërë thirrje LDK-së dhe AAK-së për të ndërtuar një shumicë parlamentare, të cilën sipas saj LDK nuk e ka pranuar.

“Ne menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve në shkurt të këtij viti, kandidati jonë për kryeminstër ka daluar publikisht ka thënë që ne preferojmë një koalicion në mes partive që deri dje kanë qenë në opozitë dhe i kemi bërë thirrje publike edhe LDK-së edhe AAK-së që të ulemi bashkë, që të ndërtojmë një shumicë të re parlamentare, numrat i kemi pasur. Ka qenë LDK që nuk ka pranuar që të jetë pjesë e marrëveshje të tillë, ata kanë dalë me një propozim tjetër për një qeveri të unitetit”, tha ajo. /21Media


Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj baze

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në emisionin “Click” të RTV21 për gjuhën e polikanëve, kryeministrit dhe deputetëve, ka thënë se nuk është model i mirë të thuhen fjalë si tradhëtarë, hajna dhe kriminela.

Ajo tutje shtoi se kjo gjuhë nuk do të duhej të jetë pjesë e diskursit publik.

“Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, ose një zyrtar i lartë del shanë, fyen, etiketon pa asnjë lloj baze, këtu fjala e fundit është thënë e para me një lehtësi të frikshme, janë quajtur tradhëtarë njerëz që kanë qenë në gjendje me vdekë për këtë vend. Janë quajtë hajna dhe kriminelë, kjo gjuhë nuk do të duhej të jetë pjesë e diskursit publik”, theksoi Çitaku. /21Media


Çitaku: VV e ka rrënuar kulturën e bashkëpunimit për shkak të veprimeve

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se LVV e ka rrënuar kulturën e bashkëpunimit në skenën politike kosovare.

Ky rrënim i kulturës së bashkëpunimit në skenën politike kosovare, sipas saj nga LVV është për shkak të veprimeve.

“Ju e dini që z. Kurti vazhdimisht ka hedhur propozimin e zonjës Haxhiu pastaj një vargë ministrash me radhë, spo më kujtohet sekuenca e propozimit, ka qenë z.Murati dhe zonja Gërvalla etj. Vota jonë ka qenë konsistente, na e sillni një deputet i cili nuk ka qenë anëtarë i qeverisë Kurti 2 dhe ne do ta votojmë, i kemi votat e mjaftueshme. Sërish e them me keqardhje kulturën e bashkëpunimit, e konsensusit në skenën politike kosovare e ka rrënuar pikërisht LVV jo vetëm përshkak të diskursit që ka përdorur në vazhdimësi e sidomos për shkak të veprimeve”, theksoi ajo. /21Media


Çitaku: Të dielën ju kemi thënë VV-së se ne e kemi seriozisht dhe nuk tallemi me institucionin

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në emisionin “Click” të RTV21 ka deklaruar se PDK ka kërkuar një konsultë 10 minutëshe tek LVV për ta votuar kandidatin e tyre.

Çitaku shtoi se LVV-së i kanë thënë se ata e kanë seriozisht dhe nuk tallen me institucionin.

“Të dielën kemi kërkuar një konsultë 10 minutëshe sepse kemi dashur sërish të ja bëjmë LVV që ne do të votojmë kandidatin tuaj, ne e kemi seriozisht, ne nuk tallemi me institucionin, nuk tallemi me fjalën e dhënë publikisht”, tha ajo. /21Media


Çitaku: PDK ka qenë konsistente vazhdimisht që nga dita e parë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se PDK ka qenë konsistente nga dita e parë për Kuvendin e Kosovës.

Ajo shtoi se nga dita e parë hapur dhe publikisht në mënyrë konstistente, PDK ka deklaruar që në funksion të zhbllokimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës,do të votojë një kandidat.

“PDK ka qenë konstistente vazhdimisht që nga dita e parë, ndonëse nuk na është kërkuar as me vendim të Gjykatës Kushtetuese e as me një produkt diskutimi apo debati publik. Ne që nga dita e parë hapur dhe publikisht në mënyrë konsistente kemi deklaruar që në funksion të zhbllokimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, PDK do të votojë një kandidat, një deputet”, deklaroi Çitaku. /21Media

Back to top button