Çitaku i reagon Kurtit: Ne gjithmonë e kemi respektuar Policinë, ti ke hedhur gurë e mllef ndaj tyre

Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku i ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurtit për deklaratën e tij lidhur me Policinë e Kosovës, shkruan portali rtv21.tv
Ky i fundit sot ka dënuar rastin e vdekjes së së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, ku si të dyshuar janë pesë policë.
Megjithatë ai ka thënë se ‘‘tendenca që të nisë një anti fushatë kundër Policisë së Kosovës është e dëmshme dhe s’është zgjidhje’’.
Por në reagimin e saj Çitaku ka akzuar Kurtin se i njëjti dikur ka hedhur gurë e mllef ndaj policisë.
“Jo Albin,
Për dallim prej teje, ne e kemi respektuar Policinë e Kosovës gjithmonë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë. Ne i respektojmë institucionet pa kushte dhe pa kalkulime politike.
Ti je ai që dikur ke hedhur gurë e mllef mbi policinë. Sot, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë përveç hetim profesional për rastin, dhe përgjegjësisë politike.”, ka shkruar ajo.
Më tej Çitaku ka kritikuar pushteti se nuk kanë punuar për mirëqenien e policisë.
“Sa për respektin ndaj policisë, sikur ta kishe me të vërtetë, nuk do t’i lije pa këpucë e pa uniforma. Do t’ua kishe rritur pagat. Dhe mbi të gjitha, nuk do t’ua kishe shkurtuar trajnimet në vetëm tre muaj. “, është shprehur ajo. /21Media