Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku i reagon Sveçlës për veriut: Mos na shit dushk për gogla, veriu frymon kontiniera

Nënkryetarja  e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se pjesa e veriut frymon ndryshe.

Por,  sipas Çitakut  ajo pjesë po frymon kontiniera.

”Qeveria e juaj ka dështuar t‘i sigurojë vendvotimet e rregullta.Mos u krekos. Mos na shit dushk për gogla.”, shkroi ajo në Facebook.

Një ditë para zgjedhjeve në veri të Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka qëndruar atje.

Sveçla ka publikuar një fotografi në Facebook, nga veriu duke thënë se se “tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe”.

Ai ka qenë i shoqëruar nga nga Ministri i Bujqësisë Faton Peci dhe deputeti i LVV-së, Armend Muja./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button